Richardson: Kur gratë janë të përfshira në negociata për paqe, rezultati është më i qëndrueshëm

Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson në 21 vjetorin e rezolutës 1325 të miratuar nga OKB për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka thënë se në Kosovë ka pasur rritje të pjesëmarrëseve gra në Polici dhe Forcë të Sigurisë.

Richardson ka theksuar se kur gratë janë të përfshira në ndërtimin e paqes, rezultati është më i qëndrueshëm dhe ka më pak konflikte.

Ajo ka shtuar se OKB është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e vendit për përmisimin e rolit të gruas në sektorin e sigurisë.

“Ne e dimë që gratë janë shumë pak të përfaqësuara në negociatat për paqe dhe siguri. Kur gratë janë të angazhuara në ndërtimin e paqes dhe sigurisë ne shohim rezultat më të qëndrueshëm, më pak konflikte dhe marrëveshje që paqes që zgjasin më shumë. Parimi i barazisë gjinore është gjysma e zotimeve që i jep rezoluta, ato janë një platformë për veprim që është krijuar në 95. Mbetet shumë punë për tu bërë, mirëpo ka pasur përparim, ka pasur rritje të numrit të grave në polici dhe FSK, atëherë bravo Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më institucionet kosovare për të arritur sukses në fushën e barazisë për gratë”, tha ajo.