Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reshitaj tregoi se pse mori pjesë në seancën për Presidentin

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila mori pjesë përkundër që deputetët tjerë të AAK-së nuk kanë marr pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit tha arsyetimin e saj për këtë veprim.

“Konsideroj se duhet të vetëdijesohemi që mirëqenien qytetare ta kemi të parën. Kam plotësuar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që çdo deputetë të qëndroj në sallë në seanca të tilla. Nuk kam ardhur të votoj pro as kundër asnjë kandidati por të jem pjesë e seancës”, tha Reshitaj.

Reshitaj tha se nuk ka dal nga partia, por vetëm ka mendim ndryshe.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës do të vazhdojë të dielën në ora 17:00.