Rënie ‘komode’ e çmimeve në prodhimin e mobileve dhe të makinerisë 

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për -0.3 përqind ndërmjet tremujorin e parë të sivjetmë në raport me tremujorin paraprak.

Sipas  Agjencisë së Statistikave, pothuajse përqindje të ngjashme, respektivisht -0.2 përqind, u evidentuan edhe në tre muajt e parë janar-mars në krahasim me periudhën e njëjtë të 2019-ës.

Prodhimi i mobiljeve, i makinerive e i pijeve po ashtu pësoi rënie të çmimeve.

Lirimi të çmimeve në prodhim pati më shumë tek prodhimi i mobileve, makinerisë, dhe prodhimeve minerale jometalike.

“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mobilieve (-4.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-4.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-4.5%); prodhimi i pijeve (-2.0%); prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-2.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-1.4%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-1.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.3%); prodhimi i metaleve (-1.0%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.4%).”, thuhet në komunikatë.

Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit 7.1 përqind; prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj 5.9 përqind; prodhimi produkteve kimike 3.2 përqind; prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 2.9 përqind; prodhimi i pajisjeve elektrike 0.6 përqind; xeheroret dhe guroret e tjera 0.4 përqind; dhe përpunimi i produkteve ushqimore 0.4 përqind.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin janar-mars të  2020-ës me periudhën e njëjtë të vitit 2019, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej -0.2 përqind.

Rënie më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit -5.6 përqind; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. -4.6 përqind; prodhimi i produkteve minerale jometalike -2.9 përqind; prodhimi i mobilieve -2.2 përqind; prodhimi i pijeve -2.1 përqind; prodhimi i metaleve -1.0 përqind; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -0.9 përqind;

Pastaj, prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -0.8 përqind; prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj -0.5 përqind; prodhimi i pajisjeve elektrike -0.5 përqind; grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -0.3 përqind; dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës -0.2 përqind.

 

Prodhimi i lëkurës dhe produkteve të saj së bashku me prodhimin e mjeteve motorike kontribuuan më shumë në neutralizimin e çmimeve për kategoritë që shënuan rënie.

 

“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (7.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.6%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (1.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); xeheroret dhe guroret e tjera (0.4%); dhe prodhimi i produkteve kimike (0.4%). “, bën të ditur komunikata.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit,  Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) 2020.