Rënie drastike e numrit të viktimave dhe të të infektuarve: 1 i vdekur dhe 53 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se ka pasur një rënie drastike të shifrave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Nga të dhënat rezulton se ka ndërruar jetë vetëm një person ndërsa kanë rezultuar pozitiv 53 persona nga 1535 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./Top Channel