Regjisorja Blerta Neziraj fiton çmimin për regjinë më të mirë në Festivalin ‘Othello’

Regjisorja Blerta Neziraj ka marrë Çmimin për regjisoren më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Othello” në Gostivar

Këtë çmim regjisorja Neziraj e mori për shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” realizuar nga Qendra Multimedia në Prishtië.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Othello” u mbajt nga data 3 deri më 8 nëntor 2019 në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Në shfaqje aktrojnë: Armend Smajli, Shpetim Selmani, Verona Koxha, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj si dhe muzicientë: Tomor Kuçi, Arbër Salihu dhe Drin Tashi.