Foto: Facebook / Arben Taravari

Komuna e Gostivarit riparon rrugët dhe mbush gropat

Komuna e Gostivarit në Maqedoni të Veriut ka filluar të intervenojë në riparimin e rrugëve dhe mbylljen e gropave në të gjithë territorin e saj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari ka thënë në Facebook se kjo është periudha më e përshtatshme për sanimin e rrugëe dhe mbushjen e gropave që ishin hapur gjatë stinës së dimrit nga ngricat dhe hedhja e materialit abraziv dhe kripës.

“Paralelisht me mbushjen e gropave, jemi duke bërë edhe shenjëzimin e rrugëve te vendkalimet te këmbësorëve dhe të vend-parkimeve”, ka shtuar Arben Taravari.