Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Të Gjitha Debatet për Zgjedhjet në Maqedoni në #DebatPernime

KALLXO.com ka përmbyllur një projekt të rëndësishëm me të cilin votuesve të shtatë komunave me shumicë shqiptar në Maqedoni u ka dhënë rastin të njihen me projektet e kandidatëve të tyre për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të cilat në Maqedoni mbahen më 15 tetor.

Pas sukseseve të arritura me debatet në Kosovë, #DebatPernime ka zgjeruar aktivitetin e vet edhe në Maqedoni.

Përmes një stili unik, kandidatët për kryetarë të komunave Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë janë përgjigjur para moderatores Jeta Xharra për ofertën e tyre për votuesit, në një mënyrë që nuk ka qenë e praktikuar më parë në zgjedhjet në Maqedoni.

Debatet janë transmetuar në TV ART CHANNEL dhe Drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com nga 1 deri më 7 tetor.

Në natën e parë të debateve, më 1 tetor, janë përballur kandidatët për kryetar të komunës së ÇairitVisar Ganiu (BDI), Faruk Avdiu (Aleanca për Shqiptarët), Zeqirja Ibrahimi (Besa) dhe Idriz Orana (PDSh). Pjesëmarrjen në debat e kishte refuzuar kandidatja e VMRO-së, Nermin Telovska.

Në natën e dytë, në debat u përballën kandidatët për kryetartë komunës së Tetovës, Adnan Neziri (Aleanca për Shqiptarët), Bardhyl Dauti (Partia Demokratike Shqiptare), Bilall Kasami (Lëvizja BESA) dhe Teuta Arifi (Bashkimi Demokratik për Integrim).

Në natën e tretë, në debat dolën kandidatët e komunës së Strugës, Lavdrim Elmazi (Besa), Vasil Ashtalkoski (LSDM) dhe Ziadin Sela (Aleanca për Shqiptarët).

Në natën e katërt u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu (Besa), Blerim Bexheti (BDI), Ekrem Alija (Aleanca për Shqiptarët dhe Sefedin Aliu (PDSH).

Në natën e pestë, përballja ishte rezervuar për kandidatët për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët), Asaf Ademi (Besa), Nevzat Bejta (BDI) Sebajdin Izairi (PDSH) dheShpat Iseini (RDK+UNITETI).

Në natën e gjashtë, para Jeta Xharrës doli kandidati i vetëm shqiptar për kryetar të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i BDI-së.

në natën e fundit, kandidatët për kryetar të komunës së Dibrës, Arben Agolli (ASH), Ruzhdi Lata (BDI), Shkëlqim Xhafa (KASH) dhe Xhemail Çupi (Besa) treguan ofertat e tyre për zgjedhjet e 15 tetorit ndërsa Petrit Klenja i PDSH-së nuk mori pjesë në debat sado që e kishte konfirmuar pjesëmarrjen paraprakisht.

Debatet janë organizuar në partneritet të KALLXO.com dhe PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.