Altin Basha, Evla Margariti dhe Kiço Londo. Foto: Facebook/Elva Margariti

Regjisori Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Eksperimental në Tiranë

Regjisori Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivigli” në Tiranë.

Lami për zyrtarizmin e Bashës në krye të këtij teatri është bërë publik në Facebook nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

“Falenderime të veçanta për ish-drejtorin, z. Kiço Londo, për dashurinë që ka për teatrin, pasionin dhe punën me të rinjtë. Duke i uruar mirëseardhjen drejtorit të ri, shpresoj që ai ta çojë përpara punën e nisur në këtë institucion kombëtar, në nxitjen e krijimtarisë, eksperimentit dhe evidentimin e talenteve të reja. Të gjithë së bashku do ta përballojmë situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e do të rikthehemi sërish në këtë sallë, si spektatorë”, ka shkruar Margariti në Facebook.

Regjisori Basha është një prej emrave të njohur të skenës teatrore shqiptare në përgjithësi.

Basha ka bërë regjinë e disa shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.