‘Karnavalet e Korçës’ jepet sot në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje në ora 20:00, reprizën e komedisë “Karnavalet e Korçës” të Spiro Çomorës me regji të Altin Bashës.

Komedia “Karnavalet e Korçës” dhënë premierë javën e kaluar në skenën e TKK-së, sjell historinë e familjes së pasur korçare, Jorganxhiu, nga vitet 30-ta të shekullit të kaluar dhe ‘beteja’ e tyre për të gjetur një dhëndër të duhur për vajzën e tyre.

Shfaqja trajton probleme të cilat rezonojnë edhe sot mbi shoqërinë shqiptare, siç janë pabarazia sociale, kapja e shtetit, korrupsioni, raportet e biznesit me politikën, pabarazia shoqërore, etj.

 Në shfaqje Luan Jaha, Ilire Vinca, Edona Reshitaj, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Adem Karaga, May-Linda Kosumoviç, Arta Selimi, Ermal Sadiku, Muhamet Zeka, Qendresa Kajtazi.

“Karnavalet e Korçës”, sipas programit të TKK-së do të jepet edhe nesër në mbrëmje.