TKK shfaq sot reprizën e shfaqjes ‘Karnavalet e Korçës'

Komedia “Karnavalet e Korçës” me tekst të Spiro Çomorës dhe regji të Altin Bashës, do të shfaqet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Komedia  shfaqet në ora 20:00, ndërsa sjellë një pasqyrë të shoqërisë shqiptare të viteve 30-ta të shekullit të 20-të të “rënduar” nga korrupsion, klientelizmi, kontrolli i shtetit nga klane të caktuara, deri tek  ndarja e klasave në shoqërinë e asaj kohe.

Pavarësisht se është shkruar dekada më parë, rrëfimi dramës më të njëjtin titull, korrespondon me probleme që sot përballet shoqëria shqiptare në të dy shtetet, ku klientelizim dhe interesi janë ndër segmentet më të “zhvilluara”.

Në shfaqje: Luan Jaha, Ilire Vinca, Edona Reshitaj, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Adem Karaga, May-Linda Kosumoviç, Arta Selimi, Ermal Sadiku, Muhamet Zeka, Qendresa Kajtazi.