‘Karnavalet e Korçës’ jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Komedia “Karnavalet e Korçës” me tekst të Spiro Çomorës dhe regji të Altin Bashës jepet sot në mbrëmje reprizë  në Teatrin Kombëtar të Kosovë.

Komedia “Karnavalet e Korçës” është një prej teksteve më të mira të dramaturgjisë shqiptare, e cila pavarësisht kohës kur është shkruar korrespondon me aktualitetin, ku interesat, korrupsioni, kapja e shtetit, e fenomene të ngjashme karakterizojnë edhe sot shoqërinë shqiptare.

Luajnë: Luan Jaha, Ilire Vinca, Edona Reshitaj, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Adem Karaga, May-Linda Kosumoviç, Arta Selimi, Ermal Sadiku, Muhamet Zeka, Qendresa Kajtazi.