Shfaqja e Teatrit Kombëtar rrëmbeu çmimet kryesore në ‘Kokofest 2019’

Komedia “Karnavalet e Korçës” e Teatrit Kombëtar të Kosovës me regji të Altin Bashës ka fituar çmimet kryesore të edicionit të sivjetëm të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Kokofest” që u mbajt nga 2 deri më 8 shtator në Korçë.

Shfaqja e TKK-së, “Karnavalet e Korçës”, ka marrë çmimet: Shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë në rol kryesor, që e mori Ilire Vinca, aktori më i mirë dytësor që shkoi për Besart Sllamniku edhe kostumografia më e mirë, që shkoi për  Ilriana Loxha Basha.

Ndërkaq, me çmimin e karrierës u vlerësuan tre prej emrave të njohur të skenës: Koço Qëndro, Dhimitër Orgocka, Ruxhdi Pulaha dhe Ligoraq Riza, për kontributin e dhënë në artin skenik.

Edicioni i sivjetëm i “Kokofest 2019” është mbajtur nga 2 deri më 8 shator në Korçë, ndërsa kanë marrë pjesë trupa teatrore nga mbarë hapësira shqiptare.