Reagon AGK për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, kërkon hetim urgjent

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit të Gazeta Metro, Valon Syla.

Valon Syla është sulmuar fizikisht para disa minutave në lagjen “Bregu i Diellit” ka shkruar Gazeta Metro.

AGK e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj Sylës, derisa ka kërkuar hetime urgjente për zbardhjen e rastit.

“AGK-ja, u bënë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë” – thuhet në reagimin e AGK-së.

“Gazetari njëherësh drejtuesi i Gazeta Metro, është sulmuar fizikisht, të hënën në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë” – thuhet mes tjerash në reagimin e AGK-së.