Reagimi i Vjosa Osmanit për fotografinë me Albin Kurtin

Gjatë ditës së sotme kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani kanë kryer procedurat e regjistrimit të tyre si deputet të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kohës sa janë regjistruar, Kurti dhe Osmani janë parë të ulur së bashku në një tavolinë.

Pak kohë, pas publikimit të kësaj fotografie nëpër media ka reaguar vet Osmani, duke deklaruar se kjo fotografi e shkrepur nuk ka asnjë mesazh politik.

“Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shtuar se mesazhet politike për LDK-në ajo i jep brenda organeve të partisë.

Vjosa Osmani ka qenë kandidate e LDK-së për kryeministre, por që dolën të dytët.

LVV dhe LDK tash e më shumë se 2 muaj janë duke diskutuar për arritjen e një marrëveshje qeverisëse mes vete, por që mospajtimet për ndarjen e posteve ministrore dhe pozitës së presidentin e kanë penguar arritjen e e koalicionit.