Rasti 'Shega', i akuzuari për vrasje jep mbrojtjen e tij

 

Gjykimi ndaj të akuzuarve, lidhur me vrasjen në restorantin “Shega” ka vazhduar sot me paraqitjen e mbrojtës së të akuzuarit Besim Istrefi. Kurse dy të akuzuarit e tjerë Besart Istrefi dhe Lutfi Saraqi, kanë dështuar të paraqesin mbrojtjen pasi që kjo seancë është shtyrë.

Në pyetjen e anëtares së trupit gjykues Nushe Kuka Mekaj ndaj të akuzuarit c, lidhur me qëllimin e gjuajtjes pas marrjes së plumbit nga i akuzuari Lutfi Saraqi, i akuzuari Besim Istrefi tha se ai kishte shtënë me qëllim të mbrojtjes së vetvetes së tij dhe djalit të tij Besart Istrefi.

“Pas marrjes së plumbit, qëllimi im i vetëm që kam gjuajtur me revole ka qenë mbrojtja e vetvetes time dhe djalit tim”, tha i akuzuari Besim Istrefi.

Kurse në pyetjen e bërë, nga i ati i të dëmtuarit tash i ndjeri Naim Gërvalla, se pse Besim Istrefi ia ka vrarë djalin, i akuzuari Besim Istrefi tha se nuk ia kam vrarë djalin.

“Jo, unë djalin nuk ia kam vrarë”, tha i akuzuari Besim Istrefi.

Në ngjarjen tragjike që kishte ndodhur me 2 maj të vitit 2014 në restorantin “Shega” ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi.

Të plagosur të asaj ngjarje kishin mbetur edhe babë e bir, Besim dhe Besart Istrefi, të cilët rreth një vit më vonë u akuzuan nga Prokuroria në lidhje me atë rast.

Sipas aktakuzës ngjarja tragjike kishte ndodhur pasi Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla kanë filluar me kërcënime e tone të larta ndaj kamerierëve të cilët kishin filluar mbylljen e restorantit.

Aktakuza përshkruan se pas këtyre kërcënimeve kishte filluar konflikti në mes tyre dhe Besim e Besart Istrefi, konflikt pas së cilit ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosjet.

Në lidhje me këto akuza gjatë vitit 2018, Gjykata e Prishtinës pronarët e restorantit i kishte dënuar, ndërsa Jeton Saraçi ishte liruar.

Gjykata e kishte dënuar Besim Istrefin me 7 vite burgim, ndërsa Besartin me 5 vite e katër muaj.

Të pakënaqur me ketë vendim mbrojtësit e të akuzuarve që ishin dënuar si dhe Prokurori i shtetit kishin paraqitur ankesë në gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit pas vlerësimit të lëndës gjeti se vendimi i marrë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Gjykata mori vendim që për shkak përfundimit të orarit të trupit gjykues, kjo seancë shtyhet me datën 11 nëntor ne ora 9, ku dhe pritet të jepet mbrojtja nga dy të akuzuarit tjerë me këtë rast, Besart Istrefi dhe Jeton Saraqi.