Rastet e vdekjeve nga COVID-19 në komunat e Kosovës

Në Kosovë ka kaluar një muaj që kur janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19.

Deri më sot, që nga 13 marsi kanë vdekur nëntë persona me coronavirus.

Sipas institucioneve, ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

1 person ka vdekur nga fshati Dumnicë e Podujevës, 1 nga fshati Korishë e Prizrenit, 2 nga Prishtina, 1 nga fshati Sazli i Ferizajt, 1 nga fshati Banjë të Malishevës, 1 nga fshati Vrapçiq i Gjilanit, 1 nga fshati Lluga të Istogut dhe 1 nga fshati Semetisht i Suharekës.

Numri i rasteve në Kosovë deri më 14 prill : 387 të infektuar, 9 të vdekur, 63 të shëruar, ndërsa janë 306 raste aktive.

Në Kosovë, rasti i parë më COVID-19 është konfirmuar më 13 mars, në Maqedoninë e Veriut rasti i parë me COVID-19 është paraqitur më 26 shkurt, në Shqipëri më 8 mars, në Mal të Zi rastet e para janë paraqitur më 17 mars, ndërsa në Serbi më 6 mars.

Sipas grafikonit, numri më i madh i të infektuarve me COVID-19 është në Serbi, ku gjithsej nga 6 marsi deri më 13 prill janë raportuar 4,054 raste pozitive, 400 të shëruar, 85 vdekje dhe 3,569 raste aktive.

Në Maqedoninë e Veriut, numri i rasteve të përgjithshme të paraqitura është 854 të infektuar, 23 të shëruar, 44 vdekje dhe 772 raste aktive nga 26 shkurti deri më 13 prill.

Në Mal të Zi janë infektuar 273 persona, 3 janë shëruar, 5 kanë vdekur ndërsa nga paraqitja e rasteve të para me 17 mars deri më 13 prill janë 265 raste aktive.

Në Kosovë janë kryer 3,547 testime, në Shqipëri 4,558 testime, në Mal të Zi 2,869, në Serbi 23,398, në Maqedoninë e Veriut 9,262 testime.

Si qëndron Kosova me rastet me COVID-19 në krahasim me vendet fqinje?