FOTO: Profimedia/ Kossev

Rastet e sotme me COVID-19, 13 prej tyre në Zubin Potok

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (IKSHPK), nga 295 mostra të testuara gjatë ditës së sotme, 51 prej tyre kanë dalur pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa prej këtyre 51 rasteve të konfirmuara 13 janë nga komuna e Zubin Potokut.

Deri më tani në komunën e Zubin Potokut janë konfirmuar 18 persona me virusin COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 295 mostra të testuar, 51 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin në total të të infektuarve në Kosovë në 561.

Ndërsa, sipas njoftimit, sot janë shëruar 9 persona, ku numri i të shëruarve ka shkuar në 102, ndërsa 12 është numri i të vdekurve.