Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Rast tragjik në Vraniq të Suharekës, dera e oborrit i zë dy fëmijë, vdes 8-vjeçari

Një rast tragjik ka ndodhur sot pasdite në Vraniq të Suharekës.

Dy fëmijë derisa po luanin në oborr i ka zënë dera e oborrit.

Njëri prej tyre, një djalë 8-vjeç, nuk u ka mbijetuar lëndimeve.

Ndërsa fëmija tjetër, një vajzë, është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

”Rasti ka ndodhur në ora 15:25 në fshatin Vraniq të Suharekës. Fëmijët fillimisht janë dërguar në QKMF në Suharekë, aty fillimisht u është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren nga plagët e marra, djali 8-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa vajza është duke u trajtuar në Spital” – ka thënë ai.

Vajza e lënduar është jashtë rrezikut për jetë.