Raportoi në polici se u kanos me arma, policia i gjeti në shtëpi armë lodër
01.3.2023 - 11:56
Një burrë nga Skenderaj ka raportuar në polici se është kanosur nga një burrë me armë zjarri në autobus.
Policia pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka konfiskuar një armë lodër të plastikës.
Rasti ka ndodhur të martën në Skenderaj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.