Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet zhdukja e një gruaje në Ferizaj

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia nga data 4 janar rreth orës 17:00 dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.

Sipas policisë, rasti që po trajtohet si ‘Person i Zhdukur’ është në hetime.

“Ferizaj 04.01.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.