Raportohet e zhdukur një grua në Fushë-Kosovë

Një grua në Fushë-Kosovë është raportuar e zhdukur nga data 25 shkurt.

Sipas PK, ankuesi ka njoftuar se viktima që nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar, njofton tutje Policia.