Ramiz Lladrovci pranoi medalje nga Albin Kurti

Komuna e Drenasit e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci është zgjedhur Komuna me performancën më të mirë për vitin 2019, nga Ministria e Administrimit Lokal (MAPL).

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Lladrovci, ka falenderuar ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqin dhe ambasadat bashkëpunuese në këtë projekt, atë të Suedisë, Norvegjisë dhe të Suedisë.

Lladrovci ka thënë se me shumën e fituar nga ky grant, do të zbatojë projektet në interes të qytetarëve.

“Këtë sukses ia dedikoj motivuesit dhe përkrahësit tim më të madh për zbatimin e ligjit dhe transparencës, z. Kadri Veseli.Të arriturat e komunës tonë dhe të shpallura më herët, edhe tash së dyti, nuk solli asnjë pikë të vetme ndryshim nga rezultati i parë, kur u shpallem fitues, në shtator të vitit 2020”, ka thënë Lladrovci.

Shuma e fituar nga Komuna e Drenasit është 517 mijë e 430 euro, ndërsa sipas Lladrovcit, projektet e përzgjedhura janë më të nevojshmet, që brenda vitit do të realizohen.

“Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim, jemi komuna me performancën më të mirë në zbatim të ligjit dhe transparencës, me qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët, sepse jemi më të mirët”, ka shkruar Lladrovci.

Zgjedhen fituesit e grantit të performancës komunale, Drenasi në vendin e parë