Rama: Draft-statuti i pranuar nga Kosova e Serbia është i BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se së shpejti do të vijë në një vozitë në Prishtinë, për siç tha ai, “të treguar personalisht mbështetjen time” rreth draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Përmes rrjetit social X, Rama konfirmoi se dokumenti i fundit i pranuar nga dy shtetet, Kosova dhe Serbia, është i Bashkimit Evropian.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një draft i BE-së” – deklaroi kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama.

“Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time” – tha kryeministri Rama.

Më 26 nëntor, pas një takimi në Bruksel mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Qeveria e Kosovës deklaroi se “Kosova ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjet”.

“Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa” – thuhej në reagimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Qeveria pas takimeve të Kurtit në Bruksel: Kosova ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjet, Serbia jo