Foto; KALLXO.com

Rahovec, vetura godet këmbësoren

Një këmbësor është goditur nga një veturë përderisa ishte duke kaluar rrugën në aksin rrugor Prizren – Gjakovë, në segmentin në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Gjakovës.

“Deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuari kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit VW Golf, ne aksin rrugor  Prizren –  Gjakovë, dhe  ne dalje te fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren e cila kishte qenë duke kaluar rrugën”, ka thënë Xhurkaj.

Këmbësorja ka pësuar lëndim të rënda trupore, e cila fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizreni dhe pastaj është transferuar në QKUK-Prishtinë.