Ilustrim

Rahovec, kanos gruan e tij dhe nusen e djalit

Dy gra, vjehrra dhe reja, kanë kërkuar ndihmë nga Policia pasi ishin ndjerë të kërcënuara.

Sipas zëdhënësit të Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Dobidol të Rahovecit pasi burri, përkatësisht vjehrri i ankueseve, i kishte kanosur sot në mëngjes duke thënë se do të blejë një armë dhe do të qërojë hesapet me të gjithë.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur për arsye se tani i dyshuari një ditë më parë, pas një mosmarrëveshjeje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti për dhunë në familje.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij  i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndalimit.

Lidhur me rastin gjithashtu  janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave të Dhunës në Familje.