Rahovec, arrestohet një person për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin ka në gjendje të dehur e ka sulmuar gruan e tij.

Rasti, sipas forcave të rendit ka ndodhur më 22.02.2024.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur për motive xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij” – thuhet në njoftim.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.