Foto: REL/Shutterstock

Qytetari raporton në polici kanosjen përmes telefonit

Një qytetar në fshati Zupqë të Zubin Potoku ka raportuar në policia për një kanosje të cilën e ka pranuar përmes telefonit.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:-00.

Sipas njoftimit  ankuesi ka raportuar se përmes telefonit është kanosur ai dhe familja e tij nga një person i dyshuar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.