Qytetarët e shqetësuar për ndërtimet në Bjeshkët e Junikut

Vrullit të ndërtimeve nuk i ka shpëtuar as Komuna e Junikut. I ftuar në emisionin “Jeta në Komunë”, kryetari i Junikut Agron Kuçi është përballur me shqetësimet e qytetarëve për betonizimin e Bjeshkëve të Junikut.

“Ne e kemi prit që ky punon më shumë, si pikë e parë kryetari është dashtë që me e mbrojtë këtë tokë, me i mbrojtë këto bjeshkë. Këto bjeshkë nuk duan blloka, cementë, por duan natyrë siç i ka falë Zoti”, ka thënë  Hysen Shehu, banor i Junikut në rubrikën “Zëri i qytetarëve”.

Kuçi ka thënë se edhe ai është duke i parë me shqetësim ndërtimet në Bjeshkë, por që sipas tij nuk është kompetencë e komunës.

“Po e përcjelli me shqetësim sepse ka ndërtime që nuk është dasht me i bo sepse përgjegjësi eksluzive është e Drejtorisë së Parkut. Shtëpizat nuk kanë leje. Është kompetent parku. Kemi kërku t`i ndajmë zonat strikte. Kemi kërku që të ruhet e drejta tradicioanle e staneve e bagëtisë. Ne i kemi dërgu inspektorët i kemi dërgu të dhënat te drejtoria e parkut. Nuk e kanë aprovimin tim”, ka theksuar i pari i Junikut.