QKMF-ja në Vushtrri nga nesër ofron shërbime vetëm me termine

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri prej nesër do të ofrojë shërbime shëndetësore për pacientë vetëm sipas termineve që caktohen përmes qendrës së thirrjeve pa pagesë në QKMF, njofton kryetari i Komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri.

“Përjashtim urgjencave mjekësore  të gjitha shërbimet e tjera duhet të caktohen paraprakisht nga ana e pacientëve përmes terminit si masa preventive të përhapjes dhe infektimit me COVID-19”, shkruan Tahiri.

Sipas Shtabit Emergjent Komunal, pacientët obligohen që me rastin e vizitës në QKMF të jenë të pajisur me doreza dhe maska, në të kundërtën nuk u lejohet qasja në QKMF dhe se ndalohet shoqërimi i pacientëve nga ana e familjarëve derisa marrin shërbim.

Numri i qendrës së thirrjeve në QKMF është 0800 19 420.