Foto: KALLXO.com

Qindra persona morën pjesë në varrimin e babait të Kadri Veselit

Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Fazli Veseli është varrosur në ora 19:00 në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës.

Në varrim nuk ka marrë pjesë djali i të ndjerit, Kadri Veseli, i cili gjendet në qendrën e paraburgimit të  Gjykatës Speciale në Hagë, që nga dita e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Ditë më parë, Gjykata Speciale e kishte lejuar Kadri Veselin ta vizitonte babanë e tij, i cili për shkak të sëmundjes ishte shtrirë në spital.