qeveria e kosoves

Qeveria miraton projektligjin për financim të politikave zhvillimore për financa publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo marrëveshje ofron sinjale të mira për financuesit dhe investitorët.

Sipas tij vlera totale e kësaj marrëveshje është 50.6 milionë euro.

“Vlera totale e marrëveshjes është 50.6 milion euro. Kjo marrëveshje ofron sinjale të mira për financuesit tjerë dhe investitorët potencial. Është një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim që është pjesë e Bankës Qendrore”, ka thënë tutje Murati.