Qeveria miratoi strategjinë për drejtësi tranzicionale

Qeveria ka miratuar sot, më 13.06.2024, gjatë mbledhjes së saj, Strategjinë e Kosovës për Drejtësi Tranzicionale.

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë mbledhjes se miratimi i kësaj strategjie është hap përpara për të adresuar krimet e së kaluarës.

“Ky dokument strategjik është edhe një hap përpara për të adresuar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë”- tha Kurti.

Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Kosova për herë te parë po e miraton një dokument të rëndësishëm për adresimin krimeve të luftës.

“Kemi pas takime të shumta. Për adresimin e krimeve të luftës, për të vendosur fakte, duke siguruar kompensim, etj. Janë mbajtur dhjetëra takime të grupit punues. Për tre vite kemi qenë të angazhuar në procese që do të ju garantojmë viktimave të luftës drejtësi”- tha ministrja Haxhiu.

Ajo tha se strategjia do të bazohet në qasjen e bazuar të viktimave, integritetin dhe paanshmërinë.