Qeveria mblidhet me urgjencë sonte në orën 19:00

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sonte në orën 19:00, për të dhënë mendim dhe shqyrtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Këtë për KALXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Në ndërkohë, nëpërmes një komunikate për media, ka njoftuar për këtë mbledhje, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë do mbahet.

Më herët, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas mbledhjes së mbajtur, kishte vendosur të procedoj projektligjin për mendim në qeveri.