Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria Kurti shënon dy vite qeverisje, kryeministri nis ditën me lavde

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar sot duke shënuar dy vite kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë qeverisjen e vendit.

Kryeministri Kurti ka shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë për të numëruar disa prej vendimeve të kësaj qeveria, që sipas tij janë arritje për vendin.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë, shpresa për më mirë janë edhe shkaku edhe arsyeja se përse jemi këtu. Dy vjet më parë në mars të vitit 2021 Kosova nuk kishte asnjë vaksinë e asnjë kontratë për vaksina, qeveria pararendëse kishte dështuar t’i sigurojë ato. Qytetarët e mbyllur e të pasigurtë për të ardhmen e tyre, në vitin 2020 Kosova kishte përjetuar tkurrje -5%”- ka deklaruar ai.

Teksa ka folur për fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, Kurti u ka shprehur ngushëllime qytetarëve të cilët humbën të afërmit e tyre si pasojë e pandemisë.

“Fillimi i vitit 2022 shokoi kontinentin e Evropës, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, muajin e kaluar u bënë një vit, lufta rëndoi edhe më shumë ekonominë botërore. Në Kosovë varësia ndaj importit të energjisë elektrikë, në mungesë të rigjenerimit të energjisë elektrike, zhveshi paturpësisht keqqeverisjen 13 vjeçare. Vendi kishte nevojë për rikuperim dhe ringjallje të ekonomisë”- shtoi ai.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se si qeveri rritjen ekonomike e kanë shpërndarë tek qytetarët për mirëqenien e tyre, përderisa ka përmendur pakot ekonomike.

“Rritja mesatare ekonomike ka qenë rreth 7 përqind, kjo është rritja me e lartë ekonomike që nga shpallja e pavarsisë. Si qeveri social demokrate këtë rritje ekonomike e shpërndame tek qytetarët për mirëqenien e tyre. Miratuam dy pako ekonomike, mbështetëm 24 mijë famije me pako sociale, i dhamë mbështetje financiare 2950 familjeve që kanë humbur familjarë në Covid -19”- theskoi ai.

“Në platformën “Super Puna” për të rinjtë të cilët e lansuam muajin e kaluar, deri më tani janë mbi 1 mijë e 500 marrëdhënie pune të lidhura”- shtoi Kurti.

“Arsimin publik e bëmë falas duke liruar kështu nga pagesa semestrale dhe administrative mbi 22 mijë studentë. Përfunduam punimet në katër çerdhe dhe adaptimin e pesë shkollave në kopshte. Rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim si anëtare ne ENQA pas përjashtimit në vitin 2019. Ndamë afro 4 mijë bursa”- tha mes tjerash Kurti.

I pari i Qeverisë tha se marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e vendit, duhet të bëjnë me shumë.

“Të vetëdijshëm për nevojat dhe kërkesat e vendit, duhet të bëjmë edhe më shumë edhe më shpejt”- përfundoi Kurti.

Qeveria e Kosovës u votua më 22 mars 2021 në Kuvendin e Kosovës, me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Ekzekutivi që drejton Albin Kurti ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.