Qeveria Kurti emëron bordin e ri të përkohshëm të Postës së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të emërojë Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike, Posta e Kosovës.

Për shkak se Qeveria Kurti kishte anuluar konkursin për rekrutimin e Bordit të rregullt të Postës së Kosovës, kanë arsyetuar vendimin e sotëm për emërimin e anëtarëve të përkohshëm në bordin e Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës”.

Anëtarët e bordit të përkohshëm janë emëruar: Safije Beseni, kryesuese ndërsa anëtarë do të jenë: Sebahate Rexha, Genc Rama dhe Naim Haliti.

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq është ankuar që nuk ka pjesëtarë të komuniteteve në këtë bord të përkohshëm.

Ministrja Artane Rizvanolli i ka inkurajuar që në kohën kur të hapet konkursi i rregullt, të aplikojnë edhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë.