Qeveria emëron anëtarët e bordit të ndërmarrjes 'Infrakos'

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “InfraKos Sh.A”.

Anëtarët e emëruar janë 6 kandidatë: Afrim Mehmetaj kryesues, Fitnete Dervisholli, Lulzim Beqiri, Ardita Sinani, Ilir Zhitia dhe Selatin Retkoceri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se pas aprovimit të emëruarit kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për Ndërmarrje Publike dhe dispozita të tjera ligjore.

Ai po ashtu tha se anëtarët kanë mandat 3-vjeçar.