Ushtari ukrainas, Foto: Presidenca e Ukrainës

Qeveria e Finlandës vendos t'i dërgojë 2,500 pushkë e 1,500 armë kundërtank Ukrainës

Finlanda do t’i ofrojë Ukrainës 2,500 pushkë sulmi, 150,000 fishekë për pushkë sulmi, 1,500 armë kundërtank me një goditje të vetme dhe 70,000 paketa me racione ushqimi (për luftëtarë)”, tha Qeveria finlandeze në një njoftim për shtyp të hënën.

“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka nevojë urgjente për mbrojtje [material]”, thuhet në deklaratë, raporton CNN.

Vendi njoftoi të dielën se do të dërgojë jelekë antiplumb, helmeta dhe pajisje të ndihmës së parë në Ukrainë.

Përgatiti: Arta Sopi