Zjarrëfikësit FOTO- Atdhe Mulla

Qetësohen zjarret në Kosovë

Është qetësuar situata me zjarret fushore dhe malore në territorin e Kosovës. Kështu bënë të ditur, zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Nehat Koqinaj, duke njoftuar se zjarret të cilat ishin aktive nëpër komuna të ndryshme tashmë po monitorohen nga afër dhe njësitët e zjarrfikësve janë në gatishmëri për reagim në rast riaktivizimi të tyre.

“Me kapacitete lokale të Njësive Profesionale Zjarrëfikje Shpetim (NJPZSH) po menaxhohen një zjarr në Shalë të Bajgorës dhe situata komunat e Vitisë dhe Pejës sipas nevojës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me Qendrat Operative Emergjente, po vazhdojnë t’i përcjell zhvillimet në çdo kohë duke e koordinuar shërbimet mbështetëse për kapacitetet lokale në të gjithë vendin.