Foto: KALLXO.com

Qafë Morinë, arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikën kufitare në Qafë Morinë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

Sipas Policisë, të dyshuarve u janë gjetur një qese substancë e dyshuar narkotikë e llojit kokainë, në peshë-1.78 gramë, një qese marihuanë në 3.95 gramë dhe një tub që shërben për konsum të kokainës me një pako rizlla. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.