Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Putin njeh rajonet ukrainase, reagon Komisioni Evropian: Shkelje e marrëveshjes së Minskut

“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, duke iu referuar marrëveshjeve të paqes që mbulojnë Ukrainën lindore.

Menjëherë pas vendimit të për pavarësinë e territoreve separatiste rusishtfolëse në Donbas pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën BE  deklaroi se dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet dhe vendosmëri duke solidarizuar Ukrainën.

Putin ka nënshkruar dokumentet dhe i ka kërkuar Parlamentit rus që të ratifikojë vendimin sa më shpejt që është e mundur.

Ai e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus”.

Sipas të njëjtit burim, Parisi ashtu edhe Berlini shprehën zhgënjimin e tyre me vendimin e presidentit rus.

Analistët thonë se Vladimir Putin po “akumulon armë negociuese” në, me praninë e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën ashtu edhe me lëvizjen për të njohur pavarësinë e dy rajoneve, ku shumica dërrmuese e banorëve janë rusishtfolës.

Sipas presidentit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kremlin, Putin dëshiron t’i ofrojë avantazhe negociuese ministrit të jashtëm rus./21Media