Foto: KALLXO.com

Puseta pa kapak në mes të rrugës rrezikon qytetarët

Një pusetë pa kapak, që gjendet në mes të rrugës, po i rrezikon qytetarët që e frekuentojnë atë, sidomos ata me automjete.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi të kësaj pusete, e cila gjendet në fshatin Golluboc të Malishevës, në rrugën që lidh Kijevën me Drenasin.

Për t’i paralajmëruar kalimtarët për rrezikun se mund të përfundojnë në pusetë dikush është kujtuar që ta vendos një degë lisi me gjethe.

Qytetari ka thënë se ka kohë që puseta është kështu pa kapak.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: