Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime në projekte investive

1.

TS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Mujo Ulqinaku (kodi: 12000023104 ) në dy termine nga ora 09:00 deri 12:00 dhe 13:00 deri 17:00.

Vendet: rr.  Mujo Ulqinaku.

Arsyeja: Projekte investive, realizimi i kyçjeve shtëpiake për  projektin Mujo Ulqinaku.

2.

Nga NS 35/10 [kV] Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Keqekollë-Hajkobillë  (kodi: 14016004) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i izolatorëve në  shtylla të tensionit të mesëm mesëm.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10[kV] J15 Rahoveci  (kodi: 30000015)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I dhe Tulltorja II.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, vendosja e shtyllave të reja, implementimi i tyre dhe eleminimi i shtyllave të thyera.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10 [kV] Vushtrria 2

Nga Dalja 10 [kV] Kabllat  do të ndërprehen:

Këto nënstacione prej orës 11:00 deri në ora 14:00

NS 10/0.4[kV] TSB-Murati (Banesat) Kodi:(73000001012)

NS 10/0.4[kV] TSB Nr-4 Kodi:(73000001007)

NS 10/0.4[kV] Enti për Inkuadrim Kodi:(73000001005)

NS 10/0.4[kV] Stadioni i vogel Kodi:(73000001006)

Vendet: Një pjesë e rr. Dëshmorët e Kombit, një pjesë e rr.Faruk Beqiri.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente – vendosja e një shtyllë 12/1000 në linjën 10-0.4[kV].