Foto: REL/MIA

Punëtorët shëndetësorë të CARITAS-it në Ferizaj e përfundojnë kontratën, ende pagën e korrikut nuk e kanë marrë

Personeli shëndetësorë i CARITAS-it në Ferizaj ka përfunduar kontratën e punës në fund të muajit qershor, një pjesë e stafit e kanë vazhduar punën dhe pritet nënshkrimi i kontratës në muajin tjetër.

Punëtorët e CARITAS-it kanë shkruar  në KALLXO.com ku kanë treguar se pagën e muajit korrik ende nuk e kanë marrë.

KALLXO.com ka kontaktuar me menaxherin e kontratave, Xhevdet Haxhidemen i cili thotë se arsyeja pse janë vonuar pagat është për shkak të ndalesave që i bën banka e për të cilat muaj më parë janë ankuar punëtorët dhe për këtë janë përkujdesur që gradualisht të u transferohen pagat.

“Vetëm rrogën e muajit korrik nuk e kanë marrë. Njëherë kur i kemi qit rrogat përnjëherë janë ankuar (punëtorët) pse na keni ndalë ka pesë gjashtë euro”, tha Haxhidema për KALLXO.com.

Tutje, ai ka potencuar se për muajin gusht nuk kanë kontrata për punëtorët të cilëve u është vazhduar puna, ndërsa pritet që punëtorët e tjerë të i rikthejnë në punë në muajin shtator të këtij viti.

Ndërsa sa i përket pagës stimuluese nga Pakoja Emergjente e ndarë nga Qeveria e Kosovës në fazën e dytë nuk e kanë marrë ende asnjë nga këta punëtorët, gjithashtu pesë apo gjashtë punëtorë të tjerë të cilët nuk e kanë marrë pagën stimuluese as në fazën e dytë e për të cilat Haxhidema tha se pritet të u transferohen bashkë të dy pagat.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar në lidhje me këtë organizatë, ku punëtorët kanë shkruar dhe kanë treguar se vazhdimisht kanë vonesa në marrjen e pagave mujore.

Madje vonesa në marrjen e pagave pati edhe në këtë kohë të pandemisë

‘Mantel bardhëve të Caritasit’ në Ferizaj u zvarriten rrogat edhe në kohën e pandemisë