Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Publikohet lista e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim për ushtarë të FSK-së
20.4.2021 - 20:05
Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që i kanë kaluar testet me shkrim për ushtarë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se pas shqyrtimit të gjitha ankesave të kandidatëve për rekrutë në FSK, bordi ka vendosur që t’i publikojë listat përfundimtare.
Ministria ka bërë të ditur se për orarin e intervistave do të njoftojnë në ditët në vijim.
Në këtë LINK mund të shihni listën e kandidatëve që kalojnë në fazën tjetër.
Vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës kishte shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.