COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Publikohen rezultatet për COVID-19 për 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra janë regjistruar 590 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar 1.775 gjithsej mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 590 raste pozitive.

Sipas IKShPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.

Kurse, rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Kosova ka shënuar rastet e para me COVID-19 më 13 mars 2020.