Publikohen rezultatet e lotarisë amerikane për Green Card

Departamenti i Shtetit nga ora 18:00 ka nisur publikimin e rezultateve të lotarisë amerikane për Green Card.

Rezultatet e sotme janë si pjesë e aplikimit në tetor-nëntor 2021.

Në faqen e Departamentit të Shtetit dvprogram.state.gov duhet të klikoni ‘Check Status” e më pas të vendosni kodin unik keni marr gjatë periudhës së aplikimit.

“The Diversity Immigrant Visa Program” u krijua në bazë të Aktit të Emigracionit të SHBA-së të vitit 1990 që u jep fituesve dhe familjeve të tyre mundësinë e qëndrimit të përhershëm.

Çdo vit, Departamenti Amerikan i Shtetit ndan 50,000 viza rezidente të përhershme në një përpjekje për të hapur vendin e origjinës të emigrantëve amerikanë në një gamë më të ndryshme.

Fituesit e këtij programi zgjidhen në mënyrë të rastësishme.