Psikologia tentoi që përmes telefonit ta bind qytetarin të largohet nga diga e liqenit të Livoçit

Negociatat në mes Policisë e qytetarit që është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit janë duke vazhduar.

Për disa minuta KALLXO.com ka parë nga afër se psikologia ka komunikuar me personin përmes telefonit për ta bindur që i njëjti të mos kryej veprime vetlënduese, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes janë duke punuar disa policë dhe disa zjarrfikës me personin.

Ajo çka ka mësuar KALLXO.com është që nga ekipi që po punon për të bindur personin që gjendet në murin e pendës, është kërkuar edhe ndalja e reflektorit kërkesë kjo e ardhur nga personi.

Janë bërë afër 3 orë që ekipi i KALLXO.com gjendet në vendin e ngjarjes dhe nga atje raporton se nuk është arrit ende që personi të bindet që të mos bëj veprime vetë lënduese.

Ai po vazhdon të qëndroj në murin e pendës ndërsa i njëjti mur mund të bëhet i rrezikshëm për shkak të ngritjes së nivelit të ujit, sepse ka nisur që të ketë edhe reshje shiu.

Policia në Gjilan e ka konfirmuar se tash e 3 orë një qytetar po qëndron tek diga e Liqenit të Livoçit dhe se negociatat me të po vazhdojnë, në mënyrë që ta bindin të largohet nga aty.

KALLXO.com ka raportuar më parë se një qytetarë është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit.

Ekipet e sigurisë janë duke u munduar ta mbajnë situatën nën kontrolle.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës, njësitë e reagimit të shpejtë, zjarrfikësit dhe po ashtu edhe dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes.