BURIMI i FOTOS - CNN

Protestuesit libanezë i këndojnë "Baby Shark" foshnjes së frikësuar

Pas disa ditësh protesta të tensionuara në Liban për gjendjen ekonomike, një pushim prej pak minutash erdhi në formën e një kënge të dashur për fëmijë.

Eliane Jabbour po udhëtonte nëpër rrethin Baabda, jug të Bejrutit, kur një turmë protestuesish duke brohoritur rrethuan makinën e saj. Djali i saj 15 muajsh, Robin, ishte me të.

“Unë u thashë atyre:” Unë kam një fëmijë, mos bëni shumë zhurmë”, i tha ajo CNN.

Sipas saj ky ishte momenti kur protestuesit filluan të këndojnë “Baby Shark”, kënga që është bërë një himn për vogëlushët në të gjithë botën.

“Ishte spontane dhe i pëlqen kjo këngë. Ai e dëgjon atë shumë herë në shtëpi dhe qesh”, tha Jabbour.

Ajo shtoi se videoja u përhap shpejt në Liban – aq shpejt, saqë burri i saj e pa videon para se ajo t’i tregonte për të.