Prokuroria Speciale do të hetojë rastin e audio-incizimeve

Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme ka marrë kërkesë nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të hetojë audio- incizimet të cilat janë publikuar nga media online “Shqip.com” e të cilat pretendohen se janë përgjime të vitit të kaluar.

Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë Kryeprokurori Lumezi.

“Sa për informim, një hetim e ka nisur Prokuroria Themelore e Prishtinës për audio- iniczimet e paautorizuara por sot kam kërku nga kryeprokurori që lënda të transferohet në Prokurorinë Speciale dhe të shqyrtohet nga një ekipë e prokurorëve netutralë që janë profesionalë dhe në mënyrë të pavarur të hetojnë këto video-inicizime dhe të vijnë në përfundim nëse ka vepër penale të ushtrimit të ndikimit nëse dikush ka pranu ndonjë dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër nga kryeprokurori deri te prokurori i fundit do të fillojnë hetimet penale ndaj tij”, thotë Lumezi.

Ai shtoi se nuk konsiderohet ushtrim ndikimi edhe nëse nuk merr ndonjë dhuratë apo përfitim të caktuar.

“Nuk mundesh, atëherë është që kemi të bëjmë me sjellje të pahijshme dhe thyerje të Kodit të Etikës dhe mundet me u hetu dhe zhvillu procedurë penale nga një panel hetimor i pavarur që funksionin brenda sistemit të drejtësisë”, tha tutje Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur sonte rreth audio- inicizimeve të publikuara nga media online “Shqip.com”, në të cilat pretendohen qëllimet e një personi që përmes disa informacioneve që ka për Lumezin të ndikojë në një lëndë ose më saktësisht në lirimin e një vetureje e cila ishte konfiskuar nga organet e rendit.

Lumezi pretendoi se ky person është biznesmeni Halit Sahitaj derisa pranoi se kishte  biseduar me të përmes telefonit.

Ai tha se me Sahitajn kishin biseduar përmes gjyqtarit Driton Muharremit. Edhe ky i fundit pretendohet se është pjesë e audio-incizimeve.

“Kam pranuar të bisedoj me të sepse me të më ka lidhur Dritoni (gjyqtari Driton Muharremi) dhe ka kërku nga unë të interesohet lidhur me veturën por qëllimi nuk ka qenë te vetura. Vetura është kthy me 24.12.2019, ka qenë qëllimi diku tjetër, nuk e di ku, atë mundeni me pyet z. Sahitaj”, tha Lumezi në një prononcim për RTV Dukagjini.

Ai pranoi se ka thirrje nga shumë palë të cilët janë në procedura penale.

Lumezi tutje nuk komentoi gjatë rreth faktit se emri i tij u përmend në këto audio- inicizime që pretendohen të jenë përgjime të vitit të kaluar.

“Çka të flas unë për të? Presion dhe ndikim në zyrtar për të arritur deri te kryerprokurori”, tha ai shkurt.