Prokuroria kërkon paraburgim për vëllain e ish-kandidatit për kryetar të Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për paraburgimin e Avni Ademaj nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes.

I njëjti është arrestuar mbrëmë pas incidentit me armë zjarri i cili ndodhi në Pejë ku mbeti i plagosur edhe i dyshuari.

Lajmin për kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Mbrëmjen e kaluar një incident me armë zjarri përfundoi me dy viktima dhe një të plagosur.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish kandidati i PDK-së për kryetar në Deçan Blerand Kadrijaj kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit që u përdorën në rast.

Në këtë incident ishte plagosur vëllai i Astrit Ademaj, Avni Ademaj.

Ky i fundit është arrestuar nga policia mbrëmë pak orë pas incidentit.

KALLXO.com raportoi mbrëmë në vazhdimësi në lidhje me incidentin që ndodhi mbrëmë.

Deri më tani nuk është bërë e ditur asnjë arsye që dërgoi në përdorimin e armëve dy anëtarët e PDK-së në rajonin e Dukagjinit të cilët mbetën të vrarë.

Viktima e dytë në incidentin në Pejë dyshohet të jetë ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit